Konfirmohet rasti i parë i një qeni me Covid në Britaninë e Madhe; U infektua nga të zotët

qeni.covid.britani

Është konfirmuar rasti  i parë i një qeni të sëmurë me Covid-19 në Britaninë e Madhe. Qeni rezultoi i infektuar menjëherë pasi pronarët e tij dolën pozitivë.

Infeksioni u konfirmua pas testeve në laboratorin e Agjencisë së Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve (APHA) në Weybridge, Surrey, javën e kaluar.

Ekspertët thonë se nuk ka ende asnjë provë që kafsha e kishte marrë virusin nga pronarët apo se ai mund të transmetohej në këtë mënyrë.

Sipas mediave te huaja, është rasti i parë i konfirmuar i një qeni në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse një virus u zbulua në një mace në të njëjtin laborator vitin e kaluar.

Rasti është raportuar në Organizatën Botërore për Shëndetin e Kafshëve në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.

“Është shumë e rrallë që qentë të infektohen dhe ata zakonisht tregojnë vetëm shenja të lehta klinike dhe shërohen brenda pak ditësh.

“Nuk ka asnjë provë të qartë që sugjeron se kafshët shtëpiake transmetojnë drejtpërdrejt virusin te njerëzit. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër këtë situatë dhe do të përditësojmë udhëzimet tona për pronarët e kafshëve shtëpiake nëse situata ndryshon.”

Dr Katherine Russell, konsulente epidemiologe mjekësore në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Covid-19 përhapet kryesisht nga personi në person, por në disa situata virusi mund të përhapet nga njerëzit te kafshët.

“Në përputhje me udhëzimet e përgjithshme të shëndetit publik, duhet t’i lani duart rregullisht, duke përfshirë para dhe pas kontaktit me kafshët.”

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.