Franca ndalon vaksinën e Moderna-s për të rinjtë: Mbart rreziqe për moshën nën 30-vjeç

modernaaa

Autoriteti rregullator i shëndetit publik në Francë ka rekomanduar që vaksina moderna të mos injektohet në moshat nën 30 vjeç, pasi mbart rreziqe relativisht më të larta të problemeve të lidhura me zemrën.

Vendimi në Paris erdhi pasi disa vende të tjera, duke përfshirë Kanadanë, Finlandën dhe Suedinë, mbajtën të njëjtin qëndrim sa i takon vaksinës së kompanisë amerikane, Moderna.

Rregullatori i barnave i bashkimit evropian muajin e kaluar miratoi vaksinën përforcuese të Moderna-s për të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç, të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Agjencia deklaroi se përfitimet e vaksinës, vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet./Vizion Plus

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.