SHBA e fut në listën e zezë, kompaninë që krijoi softuerin Pegasus

shba Article Pegasus 880x5301636007386

Kompania izraelite që qëndron pas softuerit të diskutueshëm Pegasus është shtuar në listën e zezë tregtare të SHBA-së. Pegasus thuhet se është përdorur nga shtete të caktuara për të kontrolluar telefonat e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve, njofton Radio Evropa e Lirë.

SHBA-ja ka vendosur tani prodhuesin e tij, NSO Group, në “listën e subjekteve” me të cilat ndalon marrëdhëniet e biznesit.

NSO Group tha se është “i tronditur” me vendimin dhe shtoi se teknologjia e tij ka ndihmuar në ruajtjen e sigurisë kombëtare të SHBA-së, duke “parandaluar terrorizmin dhe krimin”.

Organizata, prej kohësh, pohon se softueri i saj i shitet vetëm ushtrisë, agjencive të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës në vende ku respektohen të drejtat e njeriut.

Por, muaj më parë, ajo është akuzuar për shitje të teknologjisë së saj te qeveritë autoritare, të cilat më pas kanë shënjestruar njerëz të pafajshëm.

Zyrtarët amerikanë thanë se NSO Group dhe një firmë tjetër izraelite, Candiru, kanë vepruar “në kundërshtim me sigurinë kombëtare ose interesat e politikës së jashtme të SHBA-së”.

Departamenti Amerikan i Tregtisë tha se vendimi i tij “është bazuar në provat se këto entitete kanë zhvilluar dhe furnizuar me softuerë qeveritë e huaja, që i kanë përdorur këto mjete për të shënjestruar me qëllim të keq zyrtarë qeveritarë, gazetarë, njerëz të biznesit, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave”.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.