‘S’do të jetojmë përgjithmonë,’ Mesazhi i mbretëreshës Britanike: Veproni tani për ndryshimet klimaterike
Liderët botërorë përfshirë Joe Biden, Boris Johnson, Angela Merkel dhe Justin Trudeau patën një d
Në këtë mbledhje fizikisht nuk mundi të ishte e pranishme Mbretëresha e Britanisë së Madhe për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Në një video-mesazh të transmetuar, Madhëria e Saj, Elisabeth u bëri thirrje liderëve botërore që t’i bëjnë vetes një vend në histori dhe të mendojnë për brezat e ardhshëm.
95-vjeçarja kërkoi nga liderët që të shkojnë përtej politikave të momentit dhe të veprojnë sa më parë për krizën klimaterike. Ajo tha se “asnjë nga ne nuk do të jetojë përgjithmonë” dhe “se këtë nuk po e bëjmë për veten tonë por për fëmijët tanë dhe për fëmijët e fëmijëve, dhe ata që do të vijnë më pas.”
Në fjalimin me personal të mbajtur deri më tani, monarkia i bëri homazhe edhe Princit Philip duke treguar sesi progresi i njerëzve ndikon tek mjedisi ishte një çështje që ai e kishte për zemër.
Në vitin 1969 ai u shpreh në një tubim: “Nëse nuk arrijmë ta përballojmë këtë sfidë, të gjitha problemet e tjera do të zbehen në parëndësi.”
LEXO TE NGJASHME