Joe Biden zbarkon në Evropë për dy samite ndërkombëtare

 biden.evrope

Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në Evropë për dy samite ndërkombëtare, duke e lënë në harresë axhendën e tij të brendshme prej 2.75 trilionë dollarësh në Uashington.

Zoti Biden kishte shpresuar të trumbetonte një paketë mjedisore të favorshme për liderët e tjerë botërorë në një konferencë klimatike në Mbretërinë e Bashkuar. Por kolegët e tij demokratë i braktisën planet për votim të enjten, duke e lënë të gjithë platformën e tij në ajër.

Ai zbarkoi në Romë në mëngjes herët të premten për një samit të G20 ku planet për një taksë minimale globale do të jenë në axhendë.

Presidenti i dytë katolik i Amerikës do të takohet gjithashtu me Papa Françeskun në Vatikan të premten.

Më pas ai do të shkojë në Skoci të dielën në mbrëmje për konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën, COP26, në Glasgow.

Zoti Biden do të kërkojë të projektojë mesazhin se SHBA është kthyer në luftën kundër ngrohjes globale pasi paraardhësi i tij, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja e Parisit për klimën.

Përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Romë, Biden tregoi një plan të zvogëluar shpenzimesh, i cili ishte produkt i muajve konsultime.

Ai iu lut kolegëve demokratë gjatë një takimi me dyer të mbyllura në Capitol Hill për të mbështetur planet e tij legjislative, duke thënë se donte të provonte gjatë dy samiteve se demokracia e SHBA-së ende funksionon.

"Pjesa tjetër e botës pyet veten nëse ne mund të funksionojmë," u citua të thoshte ai nga mediat amerikane.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi u bëri thirrje demokratëve që të mos e vënë në siklet zotin Biden duke u revoltuar. Por anëtarët më liberalë të partisë refuzuan të ndiqnin planet pa garanci se të dyja paketat e shpenzimeve do të votoheshin së bashku.

Çfarë ka në planin e propozuar të shpenzimeve?

555 miliardë dollarë synojnë të luftojnë ndryshimet klimatike, kryesisht nëpërmjet stimujve tatimorë për burimet e rinovueshme dhe me emetim të ulët të energjisë

400 miliardë dollarë për arsim parashkollor falas dhe universal për të gjithë fëmijët 3 dhe 4 vjeç

150 miliardë dollarë për të ndërtuar një milion njësi banimi të përballueshme.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.