OBSH: Pandemia mund të ketë vrarë deri në 180 mijë punonjës shëndetësie

 auto coronavirus

COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, mund të ketë shkaktuar vdekjen e 80,000 deri në 180,000 punëtorëve shëndetësorë në botë, ka thënë të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kjo kategori duhet të ketë prioritet për vaksinim, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, teksa ka kritikuar padrejtësinë në shpërndarje të vaksinave.

Vdekjet kanë ndodhur në periudhën janar 2020 deri në maj të këtij viti, njofton REL. Më herët, një tjetër zyrtar i lartë i OBSH-së, ka paralajmëruar se mungesa e vaksinave mund ta vazhdojë pandeminë edhe në vitin e ardhshëm.

Aktualisht në botë besohet se janë 115 milionë punëtorë shëndetësorë.

“Të dhënat nga 119 shtete sugjerojnë se mesatarisht dy në pesë punëtorë shëndetësorë në botë janë plotësisht të vaksinuar”, ka thënë Tedros.

“Mirëpo natyrisht, kjo mesatare fsheh dallime të mëdha në mes të rajoneve dhe gjendjeve ekonomike”.

Më pak se një në 10 punëtorë shëndetësorë është i vaksinuar plotësisht në Afrikë, ka thënë ai, në krahasim me tetë në 10, në vendet e pasura.

Më pak se 5 për qind e popullsisë së Afrikës është vaksinuar kundër koronavirusit, në krahasim me 40 për qind në shumicën e kontinenteve tjera.

Shumica e vaksinave janë shpërndarë në vendet kryesisht të pasura.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.