Kancelarja gjermane në Athinë për vizitë lamtumire
Angela Merkel ka zgjedhur Athinën për një nga udhëtimet e saj të fundit para se të japë dorëheqjen si kancelare e Gjermanisë, mësoi Kathimerini.
Sipas burimeve, Merkel ka pranuar një ftesë të bërë nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë një takimi në kuadrin e Samitit BE - Ballkani Perëndimor në Slloveni javën e kaluar dhe data e saktë e vizitës është ende duke u diskutuar.
Në nivelin praktik, vizita është e rëndësishme pasi Merkel mbetet një lojtare kryesore në Bashkimin Evropian derisa të formohet një qeveri dhe të hyjë një kancelar i ri në Berlin, por vizita ka dhe rëndësi simbolike, ajo që tërheq vëmendjen në Greqi, pasi Merkel punoi me shtatë kryeministra të njëpasnjëshëm, përfshirë Mitsotakis.
LEXO TE NGJASHME