Bllokimi i rrjeteve sociale, bie me 7 miliardë dollarë pasuria e Mark Zuckerberg

mark.miliarde.dollare

Pasuria e Mark Zuckerberg ka rënë me afro 7 miliardë dollarë brenda pak orësh pasi kanë dalë jashtë funksionit tre aplikacionet më të mëdha të rrjeteve sociale.

Zuckerberg është rrëzuar nga lista e njerëzve më të pasur në botë, shkruan Bloomberg. Një shitje bëri që aksionet e gjigantit të mediave sociale të binin rreth 5% të hënën, duke shtuar një rënie prej rreth 15% që nga mesi i shtatorit.

Rënia e aksioneve të hënën uli vlerën e Zuckerberg në 120.9 miliardë dollarë, duke e renditur poshtë Bill Gates në numrin 5 në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg. Ai ka humbur rreth 19 miliardë dollarë pasuri që nga 13 shtatori, kur vlente afro 140 miliardë dollarë, sipas indeksit.

Sipas faqes së njohur DownDetector, problemet në Facebook, WhatsApp dhe Instagram filluan rreth orës 16:44 dhe po ndikojnë tek të gjithë përdoruesit globalisht. Të treja kompanitë zotërohen nga Facebook dhe veprojnë mbi të njëjtën platformë. Përdoruesit e rrjeteve sociale që donin të aksesoheshin në to kanë marrë mesazhin: “Diçka shkoi keq. Jemi duke punuar për të rregulluar problemin sa më shpejt të jetë e mundur.”

Andy Stone një zëdhënës i Facebook, në një status në Twitter e ka pranuar problemin dhe është shprehur se është duke u punuar për t’i rikthyer rrjetet sërish.

Faqja zyrtare e Instagramit dhe e WhatsApp-it gjithashtu kanë reaguar në Twitter duke i bërë thirrjeve përdoruesve të bëjnë durim.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.