Pas rikthimit të Facebook, Instagram, WhatsApp – vjen reagimi i Mark Zuckerberg

0.7facebook.instagram

Pas afër 7 orësh është kthyer përsëri online rrjeti më i madh social në botë, më afër 2 miliardë përdorues, Facebook

Një avari e shkaktuar në orën 17:44 sipas kohës sonë lokale, ka bërë që Facebook dhe nënproduktet e saj si: Instagram, WhatsApp, Messenger, Facebook Workplace dhe Oculus të jenë offline.

Shkaqet ende nuk janë të ditura por ekspertët e sigurisë kibernetike kanë thënë që avaria ka ndodhur më shumë gjasë si pasojë i një keq konfigurimi brenda kompanisë.

Pas kthimit onlinë, me një postim në Facebook ka reaguar vetëm CEO i Facebook, Mark Zuckerberg.

“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger janë kthyer online tani. Ju kërkojmë falje për ndërprerjen sot – e di sa shumë i mbështetni shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit e dashur të juaj”, ka shkruar ndër të tjera Zuckerberg.

Kujtojmë se aksionet e Facebook, sipas Bloomberg, ranë për 5.5 për qind, që do të thotë së Zuckerberg humbi rreth shtatë miliardë dollarë për këtë ndërprerje.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.