FDA miraton dozën e tretë të vaksinës për personat mbi 65-vjeç dhe për të sëmurët kronikë
Administrata Federale e Barnave e SHBA (FDA) njoftoi të mërkurën (22 shtator) se ka miratuar dozën e tretë të vaksinës Pfizer të Covid-19 për personat mbi moshën 65 vjeç dhe për personat mbi 18 vjeç të cilët kanë “rrezik të lartë” për të zhvilluar një formë serioze të sëmundjes, të shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Doza përforcuese mund të jepet gjashtë muaj pas dozës së dytës.
Përveç njerëzve në "rrezik të lartë" për zhvillimin e rëndë të sëmundjes së COVID-19, FDA ka rekomanduar gjithashtu një dozë të tretë për personat me "ekspozim të shpeshtë" ndaj SARS-CoV-2, të cilët gjithashtu i vendos në grupin "me rrezik të lartë", tha FDA në njoftimin për shtyp.
Komisioni Këshillimor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pritet të votojë sot dhe të miratojë dozën e tretë.
LEXO TE NGJASHME