‘Doza e shpresës’: Biden shtyn kombet e pasura të ndajnë vaksinat me shtetet e varfra

bota.biden

Presidenti amerikan Joe Biden po i shtyn kombet e pasura të bëjnë më shumë për të marrë nën kontroll pandeminë COVID-19 në të gjithë botën, pasi udhëheqësit botërorë, grupet e ndihmës dhe organizatat globale të shëndetit po japin alarmin për ritmin e ngadalshëm të vaksinimeve globale.

Biden ka thirrur një samit virtual për vaksinat të mërkurën, i cili përkon me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë javë, për të nxitur më shumë kombe të ndjekin shembullin e SHBA-së e cila ka dhuruar më shumë doza se çdo tjetër.

Sipas një personi në dijeni me çështjen, Biden kishte vendosur të njoftonte një blerje të re të rëndësishme të vaksinave për t'i ndarë me botën dhe të përcaktonte objektiva për kombet e tjera që do të përfshiheshin. Personi foli në kushte anonimiteti .

Por edhe reagimi amerikan është kritikuar se ka qënë shumë modest, veçanërisht pasi administrata Biden kërkoi ofrimin e dozave përforcuese për dhjetëra miliona amerikanë, para se njerëzit e cenueshëm nga Covid në shtetet më të varfra nuk kishin marrë as dozën e parë.

Në fjalën e tij në OKB, Biden mori meritën të martën për ndarjen e më shumë se 160 milionë dozave të vaksinës COVID-19 me vendet e tjera, duke përfshirë 130 milionë doza të tepërta dhe këstet e para prej më shumë se 500 milionë vaksinash që SHBA po blen për pjesën tjetër të botës.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.