Putin fiton zgjedhjet, por jo shumicën. Rriten ndjeshëm komunistët

0.6rrrusia1632120845

Vladimir Putin fitoi edhe një herë tjetër zgjedhjet e përgjithshme në Rusi, por ka humbur konsensusin. Partia e tij, Rusia e Bashkuar, arriti të marrë 45% të votave dhe ka siguruar 240 nga 450 vende në Dumën ruse. Një rënie drastike krahasuar me 54% të votave që partia mori në vitin 2016.

Përgjegjësia për këtë rezultat është edhe e shtimit të paprecedentë të votave të marra nga Partia Komuniste, e cila ka dyfishuar rezultatin në krahasim me zgjedhjet e kaluara, nga 13% në gati 25%.

Sipas rezultateve paraprake, nacionalistët e LDPR kanë arritur të sigurojnë 8% të votave, ndërsa Partia Rusia e Drejtë 7%. Por panorama politike në Rusi nuk duket se do të ndryshojë, pasi të treja këto parti mbështesin presidentin Putin thuajse në të gjitha vendimet.

Në Parlament arriti të futet me 5% të votave edhe Partia Populli i Ri, e formuar nga mbështetësit e opozitarit Alexey Navalny, i cili ndodhet në burg.

Edhe këtë herë nuk kanë munguar akuzat për manipulim të rezultatit. Në internet janë publikuar shumë video të cilat duket se tregojnë truket që përdoren për të favorizuar partinë e Putin, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka quajtur “fake news”.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.