Telebanet vendosin ‘rregullat’, shikoni si është zhvilluar mësimi nëpër universitetet e Afganistanit

0.4talebanet.universiteti

Studentet dhe studentët për herë të parë janë rikthyer në banka që kur talebanët morën kontrollin mbi Afganistanin.

Siç raporton Reuters, në disa fakultete studentet dhe studentët janë ndarë me përde që janë të vendosur në mes të klasës.

Kur talebanët në vitin 1996 deri më 2001 sunduan në Afganistan, vajzave u është ndaluar shkollimi, kurse grave të studiojnë dhe punojnë.

Tani, kur janë tërhequr forcat perëndimore nga tërë Afganistani, bashkësia ndërkombëtare kërkon nga talebanët të respektojnë të drejtat e grave.

E pavarësisht që talebanët pretendojnë se do të respektojnë të drejtat e grave, kjo sipas tyre duhet të bëhet në kuadër të Ligjit të Sheriatit – duket e paqartë se si do të duket në praktikë.

Profesorëve dhe studenteve në universitetet e tre qyteteve më të mëdha afgane, Kabul, Kandahar dhe Herat – siç raporton Reuters u është thënë qëndrojnë ndarazi nga meshkujt.

“Është vendosur perde mes nesh dhe është diçka e papranueshme”, ka thënë për Reuters, 21-vjeçarja Anjila, studentja që u iu kthye mësimit në Universitetin e Kabulit.

“Jam ndjerë shumë keq kur erdha në mësim… ngadalë po i rikthehemi kohës sikur para 20 viteve”, ka shtuar ajo.



 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.