Greqi: 7,000 punonjës të pavaksinuar të Shëndetësisë u pezulluan, tha ministri
Athinë - Mbi 6,500 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe 500 anëtarë të shërbimit të ambulancës janë pezulluar nga puna e tyre për shkakun se nuk përmbushën në kohë , detyrimin për t’u vaksinuar vetë kundër Covid-19, tha të premten Ministri i Shëndetësisë.
Thanos Plevris u tha deputetëve se nga 6,412 punonjës të kujdesit shëndetësor janë pezulluar për shkak të mos vaksinimit, 5,594 punojnë në spitale dhe 818 në kujdesin shëndetësor parësor.
Nga 500 të personelit të pezulluar të shërbimit të ambulancës, 400 i përkasin ekipeve.
Ministri tha se fakti që 400 punonjës të kujdesit shëndetësor e bënë vaksinën të hënën, disa ditë para afatit, gjë që tregoi se vendimi i qeverisë për t'i bërë vaksinimet të detyrueshme për punonjësit e spitaleve kishte një efekt.
Një spital kaloi nga një shkallë vaksinimi prej 35% e stafit në 87%, tha ai.
Ai shtoi se javën e ardhshme do të paraqitej një ndryshim për të lejuar punonjësit e shëndetësisë që kanë bërë dozën e parë të vaksinës, që të kthehen në punë.
LEXO TE NGJASHME