Identifikohet varianti MU i Covid-19 në vendin fqinj/ Delta kap mbi 96% të rasteve të reja

0.5muatacion.New Project1630612085

6 rastet e para me variantin e ri MU të COVID-19 janë identifikuar nga Komiteti i Ekspertëve të Greqisë.

Ndërkohë vijon të jetë tepër e lartë shifra e të infektuarve me variantin Delta, duke arritur në 96.72% të infeksioneve të reja.

Në Greqi janë shënuar 899 të infektuar të rinj me variantin Delta, nga 2840 të infektuar të rinj me COVID-19.

Për sa i përket mutacionit të ri MU që u identifikua për herë të parë në Kolumbi dhe ka dhënë një alarm të ri për autoritetet shëndetësore në të gjithë botën, pasi duket se është mjaft rezistent ndaj vaksinave, të infektuarit ndodhen në këto zona të vendit: Në Atikë (1), Argolida (2), Arta (1) dhe Eleftherios Venizelos (2).

Gjithashtu, komiteti i ekspertëve ka publikuar të dhëna statistikore të periudhës 7 korrik -24 gusht 2021 sipas të cilave 921 raste janë kuruar me variante të ndryshme, 899 me variantin Delta dhe 22 me variantin Alpha.

Varianti MU

Zëdhënësi i komitetit të ekspertëve, Gjikas Majorkini ka deklaruar se mutacioni MU është shfaqur për herë të parë në Amerikën e Jugut, në Kolumbi, si dhe megjithëse të dhënat e deritanishme nuk janë tepër shqetësuese, nëse një variant i ri prek vendin, pritet vetëm përhapja masive.

Njëkohësisht, epidemiologët dhe mjekët grekë vijojnë me thirrje të vazhdueshme për vaksinim total të popullsisë nga mosha 12 vjeç, përfshi dhe gratë shtatzëna apo lehonat. Sot në Greqi 33 pacientë humbën jetën nga COVID-19, 362 janë në intubim ndërsa u shënuan 2840 raste të reja.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.