Protesta të dhunshme kundër vaksinimit të detyruar

0.5greqiaaa

Rreth 7,500 qytetarë u mblodhën ditën e djeshme në Sintagma, në Athinë për të protestuar kundër vaksinimit të detyruar dhe masave qeveritare për Covid-19.

Mediet greke raportojnë se gjatë protestës pate episode të dhunshme, mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Forcat e Rendit janë detyruar të përdorin pompat e ujit me presion dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë goditur me gurë dhe molotov kundrejt tyre.

Si rrjedhojë policia ka shoqëruara në komisariat 47 protestues, të cilët u lanë të lirë disa orë më vonë.

Duke filluar që nga 13 shtatori qytetarët e pavaksinuar në Greqi do të përballen me një realitet të ri, sipas masave të rrepta,  të shpallura nga qeveria helene.

Nga 1 shtatori,  pezullohen nga puna punonjësit shëndetësorë që nuk janë vaksinuar ose nuk kanë certifikatë që vërteton se kanë kaluar sëmundjen  gjatë  6 muajve të fundit. Vaksinimi është gjithashtu i detyrueshëm për mjekët dhe farmacistët privatë, të cilët do të ndëshkohen nëse nuk vaksinohen.

Vetëm personat e vaksinuar dhe të sëmurë (deri në 6 muaj pas sëmundjes) do të lejohen të hyjnë në zonat e mbyllura dhe të hapura të stadiumeve.

Përdorimi i  maskës është i detyrueshëm në të gjitha ambientet  e jashtme ku ka grumbullim njerëzish, por edhe në të gjitha ambientet e brendshme.

Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.