Atentati në Kabul, presidenti Biden: Do t'ju ndjekim dhe do ta paguani
Presidenti Joe Biden po flet nga Shtëpia e Bardhë pas sulmeve me bombë jashtë aeroportit të Kabulit që vranë 12 ushtarë amerikan dhe dhjetëra afganë.
Biden e ka cilësuar si ‘ditë të vështirë’ në Kabul. Ai thotë se sulmi terrorist është i llojit për të cilin flisnim dhe ishin të shqetësuar.
Presidenti thotë se është duke u informuar vazhdimisht për situatën në terren. Shefi i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu shprehu trishtimin dhe i cilësoi heronj ushtarët e vrarë, për të cilët tha se ishin angazhuar ‘në një mision të rrezikshëm për të shpëtuar jetën e të tjerëve’.
‘Sulmi është bërë nga brigadat e ISIS-K. Ne do të ju ndjekim dhe do të ju gjuajmë ju’ është shprehur Biden.
‘Këta anëtarë të shërbimit amerikan që dhanë jetën, është një fjalë e tepruar, por është krejtësisht e përshtatshme këtu, ishin heronj; heronj që ishin angazhuar në një mision të rrezikshëm vetëmohues për të shpëtuar jetën e të tjerëve,’ tha Biden.
‘Kemi kaq shumë për të bërë. Vetëm duhet të qëndrojmë të palëkundur. Të qëndrueshëm’, tha Biden më tej.
Presidenti i SHBA u shpreh i bindur se do ta përfundojnë misionin e tyre në Afganistan.
LEXO TE NGJASHME