'Gratë afgane në shtëpi, tani për tani nuk mund të punojnë'

0.9grate.afgane.shtepi

Me sytë e botës mbi ta, talebanët hedhin poshtë akuzat për dhunë dhe abuzim që janë shtuar shumë dita ditës. Por për momentin, ata paralajmërojnë, "se gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi", të mos shkojnë në punë.

"Është për të mirën e tyre, për të parandaluar keqtrajtimin," u tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid gazetarëve në konferencën e dytë për shtyp pas kthimit të Emiratit Islamik në Afganistan dhe siguroi se parandalimi i grave nga puna është një vendim "i përkohshëm". Sepse "forcat e sigurisë aktualisht nuk janë operacionale dhe nuk janë të trajnuar për t'u marrë me gratë, për të folur me gratë", citoi ANSA.

Pra, "tani ne duhet t'i ndalojmë gratë derisa të ketë siguri të plotë për to. Kur të ketë një sistem të përshtatshëm, ato mund të kthehen në punë."

Por këto janë siguri që bindin pak. Nga të drejtat e barabarta të paralajmëruara ditët e fundit, është bërë shumë prapa me të 'qëndruarit në shtëpi' dhe për gratë makthi i shkeljeve kthehet në një vend që është rikthyer njëzet vjet mbrapa. Pikërisht kjo është një çështje që shqetëson shumë Perëndimin.

Udhëheqësit e G7 thanë se talebanët "do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre" mbi terrorizmin dhe të drejtat e njeriut, "veçanërisht ato të grave".

Ndërsa Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet u bëri thirrje zotërinjve të rinj të Kabulit që të respektojnë të drejtat dhe liritë e grave dhe vajzave afgane, duke i quajtur ato një "

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.