Biden paralajmëron talebanët: Nëse sulmohen amerikanët, do u përgjigjemi shpejt e fort

0.2biden1111629486335

Presidenti amerikan Joe Biden mbajti një deklaratë për mediat rreth situatës së krijuar në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane dhe aleatëve. Gjatë fjalës së tij, Biden u premtoi amerikanëve që ndodhen në Afganistan se administrata e tij do të bëjë gjithçka për t’i sjellë në shtëpi.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se do të ketë kohë për të shqyrtuar kritikat dhe shtoi se për momentin synimi i tij kryesor është evakuimi i personave të rrezikuar.

Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu se SHBA është në kontakt të vazhdueshëm me talebanët. Ai deklaroi se grupit militant që tani kontrollon vendin i është thënë se do të presin një “përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme” nga SHBA nëse bëhet ndonjë sulm ndaj amerikanëve.

Ndërsa, për kohën e “pushimit” që u bë në aeroportin e Kabulit për rreth tetë orë, Biden tha se u bë për të kaluar nëpër procedura personat e evakuuar.

“Komandanti ynë në Kabul ka dhënë urdhrin që procesi të rinisë.”

I pyetur nga gazetarët se përse SHBA nuk po e zgjeron perimetrin e sigurisë jashtë aeroportit të Kabulit, presidenti amerikan tha se një lëvizje e tillë mund të sillte pasojë për njerëz që nuk janë me talebanët.

Megjithëse se Biden deklaroi se SHBA është në kontakt me talebanët dhe se procesi i evakuimit po vijon, gazetarët nga terreni raportojnë se situata është më e komplikuar se aq. Sipas tyre, talebanët kanë vendosur pika të shumta kontrolli rreth e qark aeroportit dhe disa prej tyre janë edhe të dhunshëm.

Rruga deri tek portat e aeroportit, sipas raportimet, mbetet e gjatë dhe e vështirë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.