Mbyllen Lojërat Olimpike në Tokio, flamuri i dorëzohet përfaqësuesve të Parisit

01olympics live hiroko 2074 superJumbo v21628487360

Me një ceremoni të jashtëzakonshme u mbyllën Lojërat Olimpike në Tokio. Flamuri olimpik u dorëzua në duart e përfaqësuesve të Parisit, ku dë mbahen Lojërat e vitit 2024, shkruan Deutche Welle.

"Flaka olimpike po shuhet në Tokio, por zjarri i ndezur olimpik në Japoni me mesazhet për paqë, nuk do të shuhet kurrë", theksoi kryetarja e ekipit organizativ, fare në fund të Lojërave Olimpike në Tokio. Në skenë dolën sportistë nga të gjtiha kontinentet, ndërsa lojërat shpalli të përfunduara presidentit i Komitetit Olimpik Thomas Bach me mesazhe për paqë e solidaritet. Bach falënderoi Japoninë për organizimin e lojërave dhe në veçanti vullnetarët, që u angazhuan në këtë kohë pandemie. Mirupafshim në Paris, theksoi Bach.

Kështu pas 339 vendimeve në gara, përfunduan Lojërat Olimpike në Tokio. Ceremonia e mbylljes ishte një gërshetim i jashtëzakonshëm i tradicionales dhe modernes me të cilën mburret Japonia. Në fillim u fut në stadium flamuri japonez dhe u ngrit lartë. Pasuan ceremoni të shumta të përgatitura me shumë kujdes.

Flamujtë e shteteve pjesëmarrëse u futën në stadium nga sportistët më të dalluar dhe të përzgjetur nga federatat. Ndër ta ishte dhe gjermani Ronald Rauhe, i cili e mbylli karrierën e tij në kanu me medalje të artë. Ndër të pranishmit ishte edhe fituesi i garës në 100 metra, italiani Lamont Marcell Jacobs dhe natyrisht fituesit e maratonës në garën e femrave dhe të meshkujve, të cilët u nderuan të fundit me medaljet e fituara.

Në stadium megjithatë nuk ishin të gjithë sportistët që garuan, për shkak të pandemisë Corona. Sportistët detyroheshin që 48 orë pas përfundimit të garave të tyre të largohen nga vendi. Për shkak të pandemisë, nuk ishin prezentë as shikuesit.

Ekipi më i suksesshëm për nga numri i medaljeve në Tokio ishte ai amerikan para Kinës. Por shikuar nga numri i banorëve, Kosova ishte ndër tri vendet më të suksesshme në këto lojëra (së bashku me Xhamajkën dhe Bahamet) me dy medalje të arta. Gjermania ka fituar më së paku medalje, prej ribashkimit të vendit.

Në Tokio u mbajtën Lojërat Olimpike verore të parashikuara të mbahen një vit më parë (2020), por që u shtynë për shkak të virusit Corona. Ndërsa në vitin 2024 sportistët nga mbarë bota i pret Parisi, ku do të mbahen lojërat e ardshme. 

Flamuri olimpik në fund iu dorëzua përfaqësuesve të Parisit, ku shpresohet të kemi lojëra me prezencën e shikuesve. 

Menjëherë nga Parisi u tregun pamje senzacionale me shumë sportistë dhe shikues rë mbledhur para Kullës Eifel si dhe mesazhi i presidentit Macron. Avionë parakalonin mbi shikues dhe me tymin e tyre simbolizuan flamurin francez! 

|







 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.