Fauci alarmon: Varianti tjetër i Covid-19 mund të jetë më i keq se “Delta”
Shumë shpejt do shfaqet një variant i Covid-19 që mendohet se është më ngjitës se “Delta”. Kështu ka deklaruar së fundmi epidemilogu amerikan, Anthony Fauci. Ai shtoi se me vaksinimin, popullësia mund të rrisë imunitetin, duke e larguar rrezikun.
“Ka akoma 93 milionë amerikanë që mund të imunizohen, por ata ende nuk e kanë bërë. Nëse vjen një variant tjetër që ka po aq kapacitet të lartë transmetimi dhe është gjithashtu shumë më i rëndë, atëherë ne me të vërtetë mund të jemi në telashe. Njerëzit që nuk vaksinohen gabimisht mendojnë se bëhet fjalë vetëm për ta. Por nuk është kështu, është për të gjithë të tjerët”, tha ai.
SHBA është një vendet më të prekura nga Covid-19 dhe varianti Delta dominon.
LEXO TE NGJASHME