E fyen sepse po i jepte fëmijës gji në publik; Franca vendos këtë ligj të ri
Jo pak janë rastet kur një grua i jep gji fëmijës në publik dhe shihet me përçmim apo edhe fyhen. Qumështi është shumë i rëndësishëm për fëmijët dhe për rritjen e imunitetit të tyre. Për këtë arsye në Francë është krijuar një ligj i cili mbron gratë nga fyerjet ose talljet në publik.
Asambleja Kombëtare e Francës ka krijuar ligjin që do të ndëshkojë të gjithë ata që pengojnë gji dhënien. Nëse vë në lojë, tall apo fyen një grua që jep gji në publik, mund të gjobitesh 1,500 euro.
Ligji është vendimtar për sigurinë e grave. Domosdoshmëria për të miratuar këtë ligj u bë më e madhe pas një incidenti të pakëndshëm kohët e fundit që i ndodhi një nëne që dha gji fëmijës teksa priste në radhë. Ajo po ushqente me gji foshnjën e saj dhe u fye nga një grua e cila po qëndronte gjithashtu në radhë. Nëna, Maÿlis, gjeti guximin dhe forcën për të folur për përvojën e saj në internet. Historia e saj u bë virale dhe e shtyu qeverinë të merrte masa për këtë çështje.
LEXO TE NGJASHME