Vendimi i Anglisë po vë në rrezik gjithë botën; Nga sot do të ketë këto ndryshime
Nga sot Aglia ka vendosur të heqë të gjitha masat kundër Covid-19. Pavarësisht kësaj ka disa këshilla që ka dhënë qeveria:
-Mund të takoni sa njerëz të doni por këshillohet ta bëni këtë në ambiente të jashtme.
-Njerëzit që punojnë nga shtëpia duhet që gradualisht të rikthehen në zyrë.
-Hapen klubet e natës dhe gjithashtu teatrot dhe kinematë kthehen me kapacitet të plotë.
-Bizneset dhe eventet e mëdha këshillohen që të kërkojnë çertifikatën e vaksinimit.
-Këshillohet që të mbahet maska në ambiente të mbyllura si transporti publik.
-Distancimi social nuk është më i detyrueshëm.
Shkencëtarët globalë kanë kritikuar planet e qeverisë së Britanisë për të hequr thuajse të gjitha masat anti-Covid, duke e quajtur një vendim jo etik dhe të rrezikshëm për gjithë planetin.
Gjatë një samiti virtual të së premtes, shkencëtarët kryesorë dhe këshilltarët qeveritarë nga e gjithë bota paralajmëruan se Britania po shkon drejt katastrofës duke hequr kufizimet nga dita e hënë.
Janë më shumë se një 1200 shkencëtarë të cilët kanë publikuar një letër në revistën mjekësore Lancet ku thonë se planet e Boris Johnson janë të rrezikshme dhe të parakohshme.
Boris Johnson ka thënë se masat do të hiqen nga sot dhe se ky do të jetë një vendim i pakthyeshëm, ndërsa vetë është futur në izolim ‘i detyruar' sipas ligjit pasi ministri i Shëndetësisë rezultoi i infektuar me Covid.
Ai justifikohet me faktin se masat duhen hequr tani pasi në vjeshtë pritet të ketë infektime natyrale edhe me hapjen e shkollave.
Christina Pagel, drejtoresha e Njësisë së Kërkimeve Operative Klinike të UCL të Londrës, paralajmëroi se ka potencial që një variant i ri i Covid të shfaqet këtë verë.
"Çdo mutacion që mund të infektojë më shumë njerëzit e vaksinuar ka një avantazh të madh në përzgjedhje dhe mund të përhapet. Dhe për shkak të pozicionit tonë si një qendër globale udhëtimesh, çdo variant që bëhet dominues në Britani ka të ngjarë të përhapet në pjesën tjetër të botës ne e pamë atë me variantin alfa, dhe unë jam plotësisht e sigurt që kemi kontribuar në rritjen e varianteve Delta në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Politika e Britanisë nuk ndikon vetëm tek ne, por i prek të gjithë pra- të gjithë kanë një interes në atë që bëjmë ne".
Ndërsa epidemiologu klinik Deepti Gurdasani, postoi një status në Tëitter ku shkruante: "Bota po shikon krizën aktuale të shmangshme të shpaloset në Britani".
LEXO TE NGJASHME