Pësoi atak kardiak, i moshuari shqiptar gjendet i vdekur në motel
Një i moshuar ka vdekur mëngjesin e sotëm në një motel në periferi të Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar Express nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në fshatin Prugovc të Prishtinës.
“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai për Express.
LEXO TE NGJASHME