“Mutacioni Delta transmetohet për 15-30 sekonda”, paralajmërimi i profesorit të Inxhinierisë

coviddelta 600x360 1

Një profesor i Inxhinierisë së Mjedisit në Universitetin Aristoteli të Selanikut, Demosthenes Sarigiannis publikoi të dhëna alarmante rreth përhapjes së mutacionit Delta në Greqi.

Duke folur për mediat, Sarigiannis tha se të dhënat janë po aq shqetësuese sa parashikimet ndërsa shtoi se në fund të korrikut vendi do ketë një mesatare prej 2,600 rastesh. Gjithashtu, ai vlerëson se në gusht mesatarja do të arrijë rreth 3,430 raste në ditë.

“Të gjithë duhet të shkojnë dhe të vaksinohen”, -apeloi profesori. Lidhur me mutacionin Delta, Sarigiannis përsëriti atë që dihet tashmë se është një variant që përhapet shumë shpejt ndërsa theksoi se brenda 15 ditëve do të jetë mbizotërues në vend.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.