Pavarësia, amerikanët festuan ditëlindjen e 245-të të vendit të dielën

0.2 white house july 4 img1625462840

Amerikanët festuan ditëlindjen e 245-të të vendit të dielën, një vit pasi pandemia detyroi anulimin e pothuajse të gjitha festimeve, shkruan Zeri i Amerikes.

Presidenti Joe Biden tha se populli amerikan ishte “më afër se kurrë" për të deklaruar “pavarësinë” nga koronavirusi. Presidenti i bëri komentet ndërsa priti më shumë se 1000 të ftuar në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë punonjës sektoresh kritikë dhe familje të ushtarëve amerikanë.

Gjatë fjalës së tij presidenti Biden tha se falë fuqisë së shkencës, virusi “nuk kontrollon më jetën tonë”. Por zoti Biden paralajmëroi se pandemia nuk ka mbaruar dhe i nxiti njerëzit të vaksinohen kundër COVID-19. “Vaksinohuni për veten tuaj, për të dashurit tuaj, për komunitetin tuaj dhe për vendin tuaj”, theksoi presidenti.

Administrata e presidentit Biden kishte vendosur një qëllim për 4 korrikun, që 70% e të rriturve amerikanë të ishin vaksinuar. Sipas të dhënave nga angjencia e lajmeve Reuters rreth 67% e amerikanëve kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Si gjithmonë, shfaqjet e fishekzjarreve janë pika kulmore e festimit të 4 korrikut.

Komunitetet e mëdha dhe të vogla në të gjithë vendin organizuan paradat dhe festimet e tyre. Shumë familje u mblodhën sëbashku dhe u takuan sërish me miq dhe të afërm. Shumë aeroporte ishin bllokuar nga udhëtarët. Rreth 43.6 milionë amerikanë pritej të udhëtonin për të qenë me miqtë dhe të afërmit.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.