3 miliardë vaksina anticovid të shpërndara në të gjithë botën

0.2bota.vaksinaaa

Numri i vaksinave kundër koronavirusit, të dhëna në të gjithë botën, ka kaluar 3 miliardë.

Vaksinimi ka nisur në fund të dhjetorit, por është intensifikuar vetëm muajve të fundit.

Sipas llogaritjeve të kompanisë amerikane Bloomberg, 23 për qind e vaksinave janë dhënë në 27 vende të pasura dhe kjo dëshmon pabarazinë në qasjen në vaksina.

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 11.1 për qind të dozave, ndërsa Kina 40 për qind.

Në pjesën më të madhe të Afrikës, norma e vaksinimit është nën 1 për qind, ngjashëm sikurse në vende të tjera të varfra.

“Bota po dështon”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ne po përballemi me një pandemi me dy drejtime, të nxitura nga pabarazia”, tha ai.

Paralajmërimi vjen në kohën kur varianti Delta i koronavirusit është duke u përhapur në mesin e njerëzve të pavaksinuar në të gjithë botën, duke detyruar vendet nga Azi-Paqësori deri në Rusi të vendosin ose të zgjasin masat e kufizimit.

Ky variant, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar atë si variant shqetësues.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 181 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 3.9 milionë kanë vdekur./REL

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.