Moti në Kanada: Dhjetëra të vdekur ndërsa vala e nxehtësisë përmbys të gjitha rekordet
Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada mes një vale të paparë nxehtësie që ka thyer të gjitha rekordet e temperaturës.
Policia në zonën e Vancouver u është përgjigjur më shumë se 130 rasteve të vdekjeve të papritura që nga e premtja. Shumica ishin të moshuar ose kishin probleme shëndetësore.
Sipas saj, nxehtësia ishte faktori që kishte kontribuar në shumë vdekje.
Të martën, Kanadaja regjistroi temperaturën e saj më të lartë që kishte pasur ndonjëherë për të tretën ditë radhazi, 49.5 gradë C (ose 121 F) në Lytton, British Columbia.
Para kësaj jave, temperaturat në vend nuk kishin kaluar kurrë 45 gradë C. Vala e nxehtësisë është për shkak të një kupole të presionit të lartë që po kalon mbi SHBA-në veriperëndimore dhe Kanadanë.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë. Sidoqoftë, lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar.
Vapa besohet të ketë qenë një faktor kontribues në vdekjen e 65 njerëzve në qytetin e Vancouver, thotë policia.
Në periferi të Burnaby, ndërkohë, u raportuan të paktën 34 vdekje të papritura dhe zona e Surrey regjistroi 38.
"Vancouver nuk ka provuar kurrë nxehtësi si kjo, dhe fatkeqësisht dhjetëra njerëz po vdesin për shkak të saj," tha rreshteri i policisë Steve Addison.
"Oficerët tanë janë shtrirë kudo, por ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t'i mbajtur njerëzit të sigurt", tha ai, para se të shtonte se njoftimet e përditshme për vdekje të papritura në qytet ishin mbitrefishuar.
Në fshatin e vogël Lytton, rreth 155 milje (250 km) në lindje të Vancouver, banori Meghan Fandrich tha se kishte qenë "pothuajse e pamundur" të dilje jashtë.
"Ka qenë e patolerueshme," i tha ajo gazetës Globe & Mail. "Ne po përpiqemi të qëndrojmë brenda sa më shumë që të jetë e mundur. Ne jemi mësuar me nxehtësinë, dhe është një nxehtësi e thatë, por 30 gradë është shumë më ndryshe nga 47 gradë C".
LEXO TE NGJASHME