Ministri italian Luigi Di Maio viziton sot Kosovën

0.9Di maio1624340350

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio sot viziton Kosovën.

Ai do të zhvillojë takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca në orën 16:55, ministren e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, si dhe do t’iu drejtohet në një seancë solemne deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në orën 17:30, njofton RTK.

Axhenda e takimeve:

Ora: 14:20 –Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

Ministrja Gërvalla do ta mirëpresë homologun italian Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje)

Ora 15:00 –Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)

Ora 15:40 –Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Në sallën e konferencave, në prani të ministrave të Jashtëm, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.

Ora 15:45 –Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të deklarohen për media.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.