Zelanda e Re miraton vaksinën Pfizer për grupmoshat 12-15 vjeç

0.8pfizer16049999551620927560

Zelanda e Re ka miratuar  vaksinën Pfizer për grupmoshat 12 – 15 vjeç, sipas një njoftimi nga kryeministrja Jacinda Ardern.

 Zelanda e Re është bërë shteti i radhës që ka miratuar Pfizer pas Kanadasë, SHBA-së, Europës dhe Japonisë.

Vendimi do të lejojë që 265,000 persona në këtë grupmoshë  të vaksinohen deri në fund të vitit, nëse shtrirja e vaksinave të qeverisë shkon sipas planit.

Rregullatori mjekësor i vendit, Medsafe, përfundoi vlerësimin e Pfizer dhe më pas e miratoi për grupmoshat 12-15 vjeç.

"Pas shqyrtimit të kujdesshëm të të dhënave më të azhurnuara shkencore dhe mjekësore në dispozicion, Medsafe ka njoftuar miratimin e përkohshëm për të rinjtë tanë që të marrin vaksinën Pfizer," tha Ardern.

"Miratimi i Medsafe ka qenë një proces i studiuar me shumë kujdes dhe i fortë, me sigurinë përparësinë kryesore."

Deri në vendimin e ministrisë asnjë nga fëmijët nuk do të vaksinohen. Zelanda e Re  ka vaksinuar rreth 7.7% të të rriturve deri më tani.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.