BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë Astra Zeneca për furnizimin me vaksina

0.9ASTRA.ZENECA.vaksinat11624045457

BE-ja ka humbur një betejë ligjore në Bruksel për ta detyruar prodhuesin e ilaçeve AstraZeneca, që ta furnizojë unionin me 120 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 deri në fund të qershorit.

Lënda shkoi në gjykatë muajin e kaluar pasi kompania vonoi dërgesën e vaksinave vitale, derisa u zotua fillimisht të furnizonte 300 milionë doza në të njëjtën date, raporton gjigandi mediatik BBC.

Kërkesa BE-së nuk u aprovua nga gjykatësi në Bruksel. Gjykatësi vendosi afate për kompaninë AstraZeneca për ta furnizuar BE-në me doza gjatë stinës së verës, ose përndryshe do të përballet me gjoba të majme.

BE-ja dhe kompania farmaceutike biseduan për urdhrin e gjykatës të premten, ku Brukseli e konfirmoi pozicionin e tij dhe AstraZeneca duke thënë se e mirëpriti rezultatin.

Vaksina me dy doza e Oksford-AstraZeneca është një nga tre vaksinat e mëdha, së bashku me ato të zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.