Valë inati me mbi 22,000 komente brenda pak orësh në Instagramin e pilotit
Vetëm në këtë mënyrë mund të përshkruhet vala e indinjatës dhe komenteve në profilin e vrasësit të rrëfyer të Caroline në Glyka Nera , Babi Anagnostopulos.
Gjithçka filloi kur piloti 32-vjeçar rrëfeu se ai është autori i krimit të rëndë që tronditi Greqinë që në momentin e parë, duke i thënë Policisë se ai vrau gruan e tij 20-vjeçare dhe nënën e fëmijës së tij.
Mijëra përdorues të Instagram- it përmbytën profilin e tij dhe konkretisht foton e fundit që ai kishte ngarkuar, menjëherë pas vrasjes së saj.
Ishte një foto e lumtur nga dasma e tyre me mbishkrimin "Përgjithmonë së bashku. Udhëtim të mbarë dashuria ime ".
Në atë kohë, të gjithë po flisnin për një postim shumë prekës pas humbjes së gruas së tij.
Karakteristikë e valës së zemërimit popullor është se deri të enjten pasdite, komentet kishin arritur rreth 4500 ndërsa të premten në mëngjes ato kishin kaluar 22,500!
Mesazhet janë plot mllef që i kërkojnë drejtësisë të bëjë punën e saj, ndërsa shumë janë ata që ia dalin me fjalë fyese ndaj tij.
"Përbindësh", "llum", "mbeturin", janë vetëm disa nga komentet fyese që i atribuohen atij.
LEXO TE NGJASHME