Këto janë vendet evropiane që po lejojnë vaksinimin e fëmijëve

0.8COVID vaccine children1622715161

Këto janë saktësisht shtetet në Evropë që tani po lejojnë që fëmijët dhe adoleshentët të vaksinohen.

Franca do të fillojë vaksinimin e adoleshentëve nga mosha 12 vjeç në 15 qershor

Gjermania ka në plan të ofrojë një dozë të parë për fëmijët e moshës 12-16 nga 7 qershori, ndërsa Polonia do të ofrojë doza për ata të moshës 12-15 të njëjtën ditë.

Kryeministri i Lituanisë tha se vendi mund të fillojë vaksinimin e fëmijëve nga mosha 12 vjeç në qershor.

Italia më 31 maj miratoi shtrirjen e përdorimit të vaksinës Pfizer-BioNTech në moshat 12-15 vjeç.

Austria synon të ketë mbi 340,000 fëmijë të moshës 12-15 vjeç të vaksinuar deri në fund të gushtit.

Hungaria filloi vaksinimin e 16-18-vjeçarëve në mes të majit.

Mbikëqyrësi shëndetësor i Zvicrës tha në fillim të majit  se Pfizer kishte kërkuar miratimin për vaksinimin e fëmijëvë të moshës 12-15 vjeç.

San Marino më 1 qershor hapi vaksinat për fëmijët e moshës 12-15 vjeç.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.