Vdekja e nënës 20-vjeçare britanike në Greqi, dyshimet mbi rolin e bashkëshortit të saj
Policia greke thotë se është pranë zgjidhjes së plotë të misterit të vrasjes së britanikes 20-vjeçare nga një grup grabitësish në ngjarjen e rëndë të ndodhur në jug të Atikës.
Por, sipas mediave greke mbetet mister roli i bashkëshorti grek të 20-vjeçares britanike me emrin Caroline. Duke zbardhur deklaratën e policisë, një pjesë e mediave ngrenë dyshime mbi lëvizjet e dyshimta të autorëve, që sipas tyre mund të jenë dhënë vetëm nga një person i njohur i familjes.
Sipas deklaratës së Jorgos Kaliakmanis, para se të hyjnë në banesë grabitësit kanë shkatërruar kamerat e sigurisë dhe kanë marrë me vetë kartat e memories së regjistrimit të tyre.
Dyshimi tjetër në lidhje me rolin e bashkëshortit të britanikes, një 32-vjeçar grek, ngrihet dyshimi tjetër se sipas rindërimit të ngjarjes nga dëshmitë e dhëna, grabitësit kanë lënë telefonin e tyre celular pranë tij në kohën që po shkatërronin provat filmike të vendit të ngjarjes.
Dyshimet përforcohen nga dëshmia e pilotit, që është gjetur me një kabëll i lidhur në banesën ku u gjet e vdekur bashkëshortja e tij. Policia greke thotë se kablli është marrë nga magazina e banesës dhe se grabitësit nuk e kanë pasur me vete atë.
LEXO TE NGJASHME