Familja e George Floyd kërkon reforma në polici, në 1-vjetorin e vrasjes së tij

george.floyd

Anëtarët e familjes së George Floydit kanë biseduar me ligjvënësit amerikanë, duke iu bërë thirrje këtyre të fundit që të miratojnë legjislacionin për reforma në polici në emër të Floydit, në përvjetorin e parë të vdekjes së tij në Mineapolis.

Floyd, 46-vjeçar, afrikano-amerikan, është vrarë nga një zyrtar i bardhë policor, i cili i ka bërë presion me gju në qafë viktimës për më shumë se nëntë minuta, njofton REL.

Vdekja e tij ka nxitur protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në një mori qytetesh në Shtetet e Bashkuara dhe më larg, si dhe ka shtyrë përpara përpjekjet për reforma policore në nivel kombëtar.

“Ne duhet të punojmë së bashku për t’u siguruar që nuk jetojmë më me frikë në Amerikë”, ka thënë Philonise Floyd, vëllai i George Floydit, para gazetarëve në Kongres, teksa ka qëndruar afër udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, demokrate dhe ligjvënësve që kanë premtuar se do të votojnë në të mirë të legjislacionit të bllokuar aktualisht në Kongres.

“Ne shpresojmë që mund të sjellim qetësi në familjen tuaj duke miratuar këtë projektligj shumë shpejt”, ka thënë Pelosi.

Familjarët e Floydit më pas janë nisur drejt Shtëpisë së Bardhë për ta takuar presidentin amerikan Joe Biden dhe nënpresidenten Kamala Harris.

Vajza e Floydit, nëna e saj, bashkë me motrat, vëllezërit e Floydit në mesin e atyre që do të jenë pjesë e takimit.

Biden, demokrat, pritet të diskutojë me familjen, përparimin e arritur në legjislacionin në emër të Floydit.

Presidenti pati dëshiruar që ligjvënësit të përfundonin punën në legjislacionin që kërkon ndryshimin e praktikave të policisë, deri në përvjetorin e vdekjes së Floydit.

Një grup dypartiak në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, është duke punuar në atë drejtim.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.