Dy ditë rresht, Kosova pa asnjë viktimë nga COVID-19

0.2kosova.asnje.viktime

Për të dytën ditë me radhë të dielën në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi. Ndërkaq, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë regjistruar 31 raste të reja me sëmundjen COVID-19.

Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 3.012 mostrave. Nga kjo shifër, del se një për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19, njofton REL.

Komuna me më së shumti raste është ajo e Prishtinës, përkatësisht, në kryeqytetin e Kosovës janë regjistruar nëntë raste të reja.

Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 95 pacientë, njoftoi IKSHPK-ja.

Që prej paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, Kosova ka regjistruar në total 107.244 raste me COVID-19. Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 2.239, ndërkaq, 101.374 pacientë janë shëruar.

Raste aktive janë 3.631.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.