Evropa gradualisht po kthehet në normalitet: Harta e vendeve dhe ç'kufizime po hiqen
Siç duket Evropa dalëngadalë po i kthehet normalitetit.
Këtë javë qeveritë e shumë vendeve hoqën disa nga kufizimet që ishin vendosur për të ndaluar pandeminë ndërsa rënia e shpërthimeve të koronavirusit dhe fushata globale e vaksinimit COVID-19 po përshpejtohet.
Rreth 30% e njerëzve në Itali, Francë, Spanjë, Poloni dhe Republikën Çeke janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit, krahasuar me 37% në Gjermani dhe 55% në Britani.
Evropa ka parë një rënie prej 60% të numrit të infeksioneve në muajin e kaluar, u shpreh Organizata Botërore e Shëndetësisë të enjten (20 maj), megjithëse një zyrtar i lartë paralajmëroi se shtetet duhen të kenë kujdes pasi "ky përparim është i brishtë".
Gjithashtu këtë javë, anëtarët e BE-së ranë dakord të rihapin kufijtë e tyre për turistët nga vendet me rrezik të ulët, si dhe ata që janë vaksinuar plotësisht me një vaksinë të miratuar.
Numri i rasteve të reja të raportuara çdo javë në Evropë ra nga 1.7 milion në mes të prillit në pothuajse 685,000 javën e kaluar.
Qeveritë e shumë vende tani po kthejnë vëmendjen e tyre për muajin qershor, kur ata planifikojnë të rihapin pjesë edhe më të mëdha të ekonomisë së tyre, përgjithësisht në verë, pasi qytetarët përpiqen të planifikojnë pushimet e tyre pavarësisht nga kufizimet e udhëtimit dhe karantina e detyrueshme ende në vend, në disa zona.
Sidoqoftë, shembulli i Britanisë mund të përdoret si paralajmërim për Evropën.
Lehtësimi i fundit i kufizimeve të hënën erdhi mes frikës në rritje se varianti B.1.617 i virusit, i identifikuar së pari në Indi, rrezikon të vonojë një kthim të plotë në normalitet pasi autoritetet tashmë kanë regjistruar 2,323 raste të këtij varianti.
Më poshtë është një udhërrëfyes i vendeve evropiane për një kthim në normalitet:
AUSTRIA
Pas një sërë masash kufizuese që u morën për të trajtuar pandeminë e koronavirusit dhe sektorët e hotelierisë, turizmit, kulturës dhe sporteve rinisën operacionet në të gjithë vendin të mërkurën.
Sipas rregulloreve të reja, vetëm klubet e natës mbeten të mbyllura, ngjarjet e mëdha duhet të kenë jo më shumë se 1.500 njerëz brenda dhe 3.000 njerëz jashtë.
BELGJIKE
Belgjika planifikon të lehtësojë pothuajse të gjitha masat e bllokimit nga 9 qershori, me kusht që të ruhet dinamika e fushatës së saj të vaksinimit dhe numri i njësive të kujdesit intensiv të mbetet nën 500. Në fillim të këtij muaji vendi kishte hapur pjesët e jashtme të restoranteve.
BRITANI
Dyqanet me pakicë në Angli u rihapën më 12 prill së bashku me zonat e jashtme të pub-evedherestoranteve.
Kinematë, teatrot dhe objektet sportive u rihapën më 17 maj.
Britania përsëri ka lejuar udhëtime ndërkombëtare, por ata që mbërrijnë në vend nga shumica e destinacioneve jashtë do të duhet të futen në karantinë.
Rregulli i një metri distancë për kontaktet shoqërore në restorante dhe pub mund të hiqet më 21 qershor.
Shumica e qytetarëve nuk mbajnë maskë jashtë, por në ambiente të mbyllura u kërkohet.
Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore ndjekin orare të ndryshme, por të ngjashme.
FRANCA
Franca ka filluar lehtësimin e ndalimit të orës së saj të natës dhe ka rihapur kafenetë, baret dhe restorantet e saj në natyrë më 19 maj por me 50% të kapacitetit të tyre, me një maksimum prej 6 personash për tryezë dhe vetëm deri në 21:00.
Dhomat e brendshme të restoranteve nuk do të rihapen deri më 9 qershor në 50% të kapacitetit të tyre, por gjithmonë me maksimumi 6 persona në secilën tryezë, ndërsa ora e ndalimit do të fillojë në orën 23:00.
Restorantet dhe kafenetë do të jenë në gjendje të rihapin me 100% të kapacitetit të tyre më 30 qershor.
Të gjitha dyqanet, muzetë, kinematë dhe teatrot u rihapen më 19 maj, por me kapacitet të kufizuar si dhe duke përdorur rregullat anti-covid.
Dyqanet e lodrave dhe veshjeve, të cilat janë testuar rëndë nga kriza shëndetësore, po hapen gjithashtu me moderim.
Turistët e huaj të cilët disponojnë një çertifikatë vaksinimi do të mund të vizitojnë Francën nga 9 qershori.
Disneyland në Paris do të rihapet më 17 qershor.
Përveç kësaj, Kulla Eiffel, e cila ishte mbyllur që nga 30 tetori, do të rihapet për publikun në 16 korrik me një kapacitet prej 50% në ashensorët e saj.
GJERMANI
Gjermania ka lehtësuar kufizimet ndaj atyre që janë vaksinuar plotësisht ose janë rikuperuar nga virusi që prej 9 majit, duke hequr rregullat e ndalimit dhe karantinës dhe duke kërkuar një test negativ të koronavirusit për parukierët dhe punonjësit e kopshteve zoologjike.
Nga 12 maj, vizitorët hyjnë në vend pa nevojën e karantinës, përveç atyre që mbërrijnë nga vendet që konsiderohen të rrezikuara.
Pishinat, kinematë dhe ambientet e jashtme të restoranteve dhe bareve tani mund të vizitohen në Berlin, por me kufizime të rrepta dmth duke treguar ose një vetë-test negativ ose provë të vaksinimit.
SPANJA
Ndalimet e trafikut erdhën në pjesën më të madhe të vendit në 9 maj.
Që atëherë, përgjegjësia për masat emergjente kundër COVID u takon autoriteteve të secilit rajon.
Vendi hoqi detyrimin më 20 maj për Britanikët për të treguar një test molekular negativ të koronavirusit pas mbërritjes.
Udhëtarët e vaksinuar nga vendet jo-BE do të lejohen të hyjnë në vend nga 7 qershori.
ITALI
Kafenetë, baret, restorantet, kinematë dhe teatrot janë pjesërisht të hapura në shumicën e zonave më 26 prill, ndërsa ambientet e brendshme të restoranteve do të hapen nga 1 qershori.
Pishinat e jashtme janë rihapur nga 15 maj dhe disa aktivitete sportive do të fillojnë në 1 qershor.
Përdorimi i një maske është i detyrueshëm për të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë, ndërsa parqet do të hapen në qershor.
KROACI
Baret dhe restorantet janë rihapur, por klientët duhet të ulen jashtë.
Vetëm në hotele lejohet funksionimi i restoranteve dhe kafeneve në ambiente të mbyllura.
Dyqanet, restorantet dhe bizneset e tjera do të mbyllen në orën 10:00.
Klubet e natës,mbesin të mbyllura.
NORVEGJI
Norvegjia do të ndërmarrë hapin tjetër të madh në heqjen e kufizimeve mbi pandeminë më 27 maj duke lejuar më shumë njerëz të mblidhen dhe të pinë alkool në bare dhe restorante deri në mesnatë.
Muajin e kaluar, qeveria njoftoi se faza e dytë e një plani me katër faza për të hequr bllokimin mund të fillojë në fund të majit.
Kufizimet lokale, megjithatë, në disa vende do të mbeten më të rrepta se ato në fuqi në nivelin kombëtar për të parandaluar shpërthimet lokale të virusit.
Në pjesën më të madhe të vendit alkooli do të shërbehet vetëm deri në orën 22:00 megjithëse Oslo dhe zona përreth ende ndalojnë shitjen e alkoolit.
Norvegjezët do të jenë në gjendje të marrin përsëri deri në 10 mysafirë në shtëpitë e tyre, dyfishin e numrit të lejuar që nga mesi i prillit.
HOLLANDA
Hollanda hoqi ndalimin e trafikut kombëtar në 28 Prill.
Parqet, kopshte zoologjike, palestra dhe pishina u rihapën më 19 maj por duke zbatuar masa anti-covid, ndërsa funksionimi i zonave të jashtme në bare dhe restorante do të zgjatet për dy orë deri në orën 8 pasdite.
Muzetë dhe ambientet e brendshme të restoranteve pritet të rihapen gjatë tre javëve të ardhshme.
HUNGARIA
Vendi do të heqë shumicën e kufizimeve që zbatohen ende për ndalimin e pandemisë covid-19 sapo numri i njerëzve të vaksinuar në vend të arrijë në 5 milion, gjë që pritet të ndodhë gjatë fundjavës.
Përdorimi i një maske nuk do të jetë më i nevojshëm në vendet publike, ndalimi i trafikut të natës do të hiqet dhe tubimet deri në 500 njerëz në hapësira të hapura do të lejohen.
Në të njëjtën kohë, deri në 200 mysafirë do të lejohen në dasma, ndërsa njerëzit që janë vaksinuar do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ngjarje që organziohen në vende të mbyllura.
Shumica e bizneseve në Hungari tashmë janë rihapur, duke përfshirë hotele, restorante, teatro, kinema, palestra dhe llixha.
Polonia
Polonia hapi sërish qendrat tregtare në 4 maj, hotelet në 8 maj.
Deri në fund të majit, të gjithë fëmijët do të kthehen në shkollë, ndërsa do të lejohen ngjarje të tilla si dasma me deri në 50 mysafirë.
Vendi ka rihapur kinematë, teatrot, sallat e koncerteve dhe institucionet kulturore në 21 maj.
Brenda restoranteve, objektet e brendshme sportive dhe pishinat mund të hapen përsëri me kufizime të kapacitetit më 28 maj.
PORTUGALI
Gjendja e alarmit përfundoi në 3 maj.
Studentët janë kthyer në shkollat e tyre dhe kufiri tokësor me Spanjën është rihapur.
Muzetë, parukierët, restorantet dhe kafenetë në natyrë janë hapur gjithashtu.
Kufizimet në numrin e tifozëve të lejuar në ngjarje janë hequr dhe tani një numër më i madh i të ftuarve të dasmës dhe pagëzimit janë lejuar.
Vendi është një nga të paktët në "listën e gjelbër" të Britanisë dhe kështu pret shumë turistë britanikë këtë verë.
Përveç kësaj, Porto do të presë finalen e Ligës së Kampionëve më 29 maj, ku pritet të mblidhen 12,000 tifozë nga Britania.
TURQIA
Turqia filloi lehtësimin e bllokimit në 17 maj duke lejuar udhëtime ditore.
Numri i rasteve dhe vdekjeve nga Covid në vend është në rënie të vazhdueshme pas një bllokimi kombëtar tre-javor, i cili pritet të hiqet gradualisht brenda muajit.
Turistët mund të vizitojnë muzetë, plazhet, ndërsa hotelet dhe vendpushimet operojnë me kufizime në kapacitetin e tyre.
Restorantet dhe kafenetë janë të hapura vetëm për dreka të paketuara, ndërsa shitjet me pakicë dhe qendrat tregtare janë të hapura vetëm gjatë javës.
Teatrot, palestrat dhe pishinat mbeten të mbyllura.
Të gjitha masat kufizuese pritet të hiqen me fillimin e sezonit turistik në qershor.
Republika Çeke
Vendi, i cili regjistroi një nga numrat më të lartë të vdekjeve nga Covid në fillim të vitit, rihapi të hënën restorantet e tij në natyrë, me koncerte dhe shfaqje teatrore që do të fillojnë, por vetëm jashtë.
LEXO TE NGJASHME