OBSH: Pandemia COVID-19 është larg fundit, nuk mbaron nëse nuk merr fund kudo

0.8pandemia.obsh

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se megjithëse infeksionet globale dhe nivelet e vdekjeve janë në rënie, pandemia e COVID-19-ës nuk ka mbaruar.

Në konferencën e shtypit të agjencisë të hënën në selinë e saj në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se infeksionet dhe vdekjet kanë rënë në shkallë globale për të dytën javë radhazi, njofton Zeri i Amerikes.

Por ai tha gjithashtu se ndërsa vendet e pasura me nivelet më të larta të vaksinimit duket se mendojnë se pandemia ka marrë fund, situata në disa vende të tjera është ende shumë shqetësuese.

"Pandemia COVID-19 është larg fundit dhe nuk do të mbarojë nëse nuk merr fund gjithandej," tha zoti Tedros.

Shefi i OBSH-së tha se variante të reja, sisteme të brishta shëndetësore, zbatimi i paplotë i masave të shëndetit publik dhe mungesa e furnizimit me ilaçe dhe vaksina po e komplikojnë situatën, veçanërisht në vendet me të ardhura më të ulëta.

Zoti Tedros tha se situata në ato vende ka kompromentuar furnizimin global me vaksina COVID-19 dhe ai i bëri jehonë deklaratës së lëshuar po të hënën nga UNICEF-i e cila paralajmëroi se mekanizmit të COVAX-it po i mbaronin rezervat e vaksinave.

Shefi i OBSH-së tha se COVAX-si parashikohet të ketë një mungesë prej 190 milion dozash deri në fund të qershorit. Ai tha se programi funksionon dhe ka shpërndarë 65 milion doza në 124 vende. Por ai shtoi se ai varet nga plotësimi i angazhimeve nga vendet donatore dhe prodhuesit.

Tedros tha që prodhuesit e vaksinës AstraZeneca kanë rritur në mënyrë të vazhdueshme shpejtësinë dhe fluskin e sasive të dërguara, por se prodhuesit e tjerë duhet të ndjekin të njëjtin shembull. Pfizer është zotuar të sigurojë 40 milion doza vaksine përmes COVAX-it këtë vit, por shumica e tyre në gjysmën e dytë të vitit 2021.

"Na duhen doza menjëherë dhe u bëjmë thirrje që të sjellin furnizime sa më shpejt të jetë e mundur," tha ai.

Zoti Tedros u bëri gjithashtu thirrje vendeve të pasura me rezerva tepër vaksinash që t'i ndajnë ato me vendet më të varfra që kanë nevojë për to.

"Duhet të vendosim kolektivisht qëllime ambicioze për të paktën vaksinimin e popullatës së rritur sa më shpejt të jetë e mundur. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt", tha ai.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.