Turmat dhe ahengjet, qeveria greke kërcënon: Bllokime zonale nëse shkelen rregullat
Athinë - Qeveria greke la të kuptohet të hënën se e ka në konsideratë, aktivizimin e një plani për bllokime zonale nëse protokollet e sigurisë nuk respektohen nga publiku dhe bizneset dhe që rrezikojnë të sjellin shpërthime pandemike.
Duke iu referuar mospërputhjes me masat, zëdhënësja e qeverisë Aristotelia Peloni theksoi se Greqia nuk mund të përballojë pengesa, duke lënë të hapur mundësinë që masa shtesë dhe madje bllokime lokale mund të vendosen. Ajo shtoi se shpreson që thirrjet e qeverisë të dëgjohen, përndryshe "shpërthimet pandemike lokale do të trajtohen si duhet".
Me bllokimin e hequr në një shkallë të madhe të premten e kaluar, autoritetet u habitën nga skenat e fundjavës në të gjithë Greqinë, të cilat i ngjanin çdo gjëje përveç një vendi qe ishte ende nën pushtetin e një pandemie. Këto skena përfshinin turma të mëdha, ahengje në sheshet e qytetit dhe një varg shkeljesh të protokollit të sigurisë, nga kafenetë dhe restorantet, veçanërisht në Atikë.
Autoritetet janë të etur që këto sjellje shqetësuese të ndalohen që në fillesë, përpara se të marrin një karakter të përgjithshëm dhe të përmbysin planin e qeverisë, i cili përfshin lehtësimin e mëtejshëm të masave në fund të majit dhe fillim të qershorit.
LEXO TE NGJASHME