COVID-19/ Më në fund një lajm i mirë për pandeminë
Shenjat e stabilizimit të pandemisë - kryesisht për shkak të vaksinimeve - tani janë regjistruar në të gjithë botën, pasi javën e kaluar kishte një ulje me 12% të vdekjeve nga Covid-19 ndërsa përsa i përket rasteve të reja krahasuar me një javë më parë ishte me 4%.
Që nga fillimi i pandemisë në Kinë në fund të vitit 2019, numri i jetëve të humbura në të gjthë botën është 3.93 milion njerëz dhe të infektuar gati 166.72 milion, sipas të dhënave Worldometers.info.
Deri më sot, në të gjithë botën, numri i rasteve të diagnostikuara për 1 milion njerëz është 21,003, ndërsa vdekjet për 1 milion të popullsisë së botës janë rreth 435.
Ka rreth 17 milion raste aktive në të gjithë botën, ndërsa numri i pacientëve me sëmundje kritike në spitalet në të gjithë botën është rreth 102,500.
Dhjetë vendet e para që kanë numrin më të lartë të vdekjeve janë SHBA (600,147), Brazil (435,823), India (274,411), Meksikë (220,433), Britani (127,679), Itali (124,156), Rusi (115,871), Francë (107,616), Gjermani ( 86,731) dhe Kolumbia (81,300).
Ndërsa përsa i përket vdekjeve për 1 milion banorë, në krye janë Hungaria (3,027), Gjibraltari (2,791), Republika Çeke (2,788), Bosnja dhe Hercegovina (2,752), San Marino (2,648), Maqedonia Veriore (2,501), Bullgaria (2,500) ), Mali i Zi (2,485), Sllovakia (2,238) dhe Belgjika (2,124).
Në nivelin kontinental, Azia tani është e para në raste (46,836,971), duke tejkaluar Amerikën e Jugut, por është vetëm e katërta në vdekje (608,242).
Evropa renditet e para përsa i përket numrit të jetëve të humbura (1,049,348), por javën e kaluar pa një rënie inkurajuese 13% të vdekjeve dhe një rënie 20% të rasteve të reja nga një javë më parë.
Vaksinat
Gati 23.7 milion doza në ditë administrohen tani në të gjithë botën, sipas Bloomberg, dhe pothuajse një në dhjetë njerëz në botë tashmë janë vaksinuar plotësisht (9.5%).
Me këtë ritëm, megjithëse po rritet me kalimin e kohës, do të duhen disa vjet që imuniteti kolektiv ("tufë") të arrihet në komunitetin global.
Normat më të larta të vaksinimit i kanë : Gjibraltari (100%), Sishel (63.9%), Ishujt Falkland (59.2%), Shën Helena (58.8%), Izraeli (56.3%) , San Marino (49.7%) , Ishujt Kajman (49.6%), Bahreini (42.2%), Kili (39.2%), Maldive (38.4%), SHBA (37.1%) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (35.7%).
LEXO TE NGJASHME