Vriten gra dhe fëmijë në Gaza/ Izraeli bombardon një kamp refugjatësh
Sulmet të përgjakshme mes Izraelit dhe Hamasit kanë vijuar edhe këtë të shtunë. Bombardimet ajrore izraelite goditën një kamp refugjatësh në Gaza ku të paktën 10 palestinez humbën jetën, mes tyre tetë fëmijë.
Hamas iu përgjigj sulmit të fundit duke gjuajtur raketa drejt qyteteve të Izraelit në jug të Askhelon dhe Ashdod .
Në Bregun Perëndimor, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 13 palestinezë që dolën për të protestuar kundër bombardimeve të vazhdueshme.
Mijëra familje palestineze janë strehuar në shkollat e administruara nga Kombet e Bashkuara në Gazan Veriore për t’i shpëtuar zjarrit të artilerisë izraelite.
Deri tani afro10,000 palestinezë kanë lënë shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar sulmeve.
Ndërkohë një ditë para seancës së Këshillit të Sigurimit, i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Joe Biden, Hady Amr ka mbërritur në Tel Aviv për të diskutuar me dy palët mundësinë e një marrëveshje për armëpushim.
LEXO TE NGJASHME