Sulm kibernetik në të dhënat e sistemit shëndetësor në Irlandë
Sistemit Shëndetësor në Irlandë ka mbyllur të gjitha sistemet e saj online pas një sulmi kibernetik përmes virusit “Ransomware”.
Autoritetet shëndetësore irlandeze, njoftuan se programi i vaksinimit të popullatës është një sistem i veçantë Përjasht, dhe nuk ka rënë pre e sulmit, raporton Reuters.
Drejtori ekzekutiv i shërbimit shëndetësor në Irlandë, tha se mbyllja e sistemit u mor si një masë paraprake me qëllim për të mbrojtur informacionin në databazën e të dhënave.
Një maternitet në Dublin anuloi të gjitha takimet përveç grave që janë në javën e 36 të shtatzënisë ose që kanë nevojë për kujdes urgjent.
“Është një sulm shumë i sofistikuar, nuk është një sulm standard. Ky sulm po ndikon në të gjitha sistemet tona kombëtare dhe lokale shëndetësore”, tha drejtori ekzekutiv.
LEXO TE NGJASHME