‘Nuk keni nevojë për maska ose distancim social nëse jeni vaksinuar’, SHBA hap të madh në luftën kundër Covid-19

0.7SHBA.PA.MASKA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një hap të madh në luftën kundër Covid-19. Së fundmi SHBA ka hequr si masë mbajtjen e maskës nga personat e vaksinuar.

Njerëzit plotësisht kundër Covid-19 nuk kanë nevojë të përdorin maskë ose të mbajnë distancim social në ambientet e jashtme dhe të brendshme. Këtë lajm e dha drejtoresha e Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA.

“Në qoftë se jeni plotësisht të vaksinuar ju mund të filloni të bëni gjëra që më para si keni bërë për shkak të pandemisë”- tha Dr. Rochelle Walensky në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne të gjithë e kemi dëshiruar këtë moment, kur ne mund të riktheheshim në një sens të normalitetit”- shtoi ajo.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.