Çertifikata e BE për Covid-19 duhet të lehtësojë lëvizjen e lirë pa diskriminim
Parlamenti Evropian ka miratuar qëndrimin e tij mbi çertifikatat e BE për Covid-19. Dokumenti do të udhëzojë negociatorët e Parlamentit Evropian në bisedimet me Komisionin Evropian, i cili ka propozuar një sistem të lejeve të udhëtimit Covid-19, si dhe me Këshillin Evropian që përfaqëson qeverinë e vendeve të bllokut.
Institucionet e BE-së synojnë sa më parë të arrijnë një marrëveshje që sistemi të jetë funksional deri në fillimin e sezonit turistik veror.
Sipas ligjvënësve të BE-së, çertifikatat COVID-19 duhet të lehtësojnë udhëtimin e lirë pa diskriminim brenda bllokut evropian.
Ata propozojnë që vendet anëtare të BE-së për personat që posedojnë çertifikatën COVID-19, të heqin të gjitha kufizimet e udhëtimit, si karantinën e detyrueshme, vetë-izolimin apo testimin.
Parlamenti Evropian, po ashtu, bën thirrje për teste falas PCR dhe analiza të antitrupave për të shmangur diskriminimin ndaj atyre që nuk janë vaksinuar. Po ashtu, shprehet këmbëngulje se sistemi i certifikatës duhet të jetë i përcaktuar vetëm për 12 muaj, me rregulla të rrepta për mbrojtjen e të dhënave.
Këto dokumente do të konfirmojnë nëse një person është vaksinuar kundër pandemisë COVID-19, nëse ka një test negativ ose është shëruar nga sëmundja brenda një periudhe të caktuar kohore.
LEXO TE NGJASHME