SHBA, juria e shpall policin Chauvin, fajtor për vrasjen e George Floyd

0.3shba.polici.denim.vrasje

Një juri amerikane e ka shpallur një ish-oficer policie, fajtor për vrasje lidhur mbi vdekjen e afro-amerikanit George Floyd në një rrugë në Minneapolis vitin e kaluar.

Derek Chauvin, 45 vjeç, u filmua me gjurin mbi qafën e z. Floyd për më shumë se nëntë minuta gjatë arrestimit të tij majin e kaluar.

Pamjet e përhapura gjerësisht nxitën protesta në të gjithë botën kundër racizmit dhe përdorimit të tepruar të forcës nga policia.

Polici Chauvin u shpall fajtor për tri akuza: vrasje e shkallës së dytë, vrasje e shkallës së tretë dhe vrasje pa dashje.

Ai do të qëndrojë në paraburgim derisa të dënohet dhe mund të kalojë dekada në burg.

Jurisë 12-anëtarëshe iu desh më pak se një ditë për të dalë me vendimin e saj, i cili pasoi një gjykim shumë të ngarkuar, tri javor, që e mbajti pezull Minneapolis.

Vendimi nxiti reagimet jashtë gjykatës, ku disa qindra njerëz brohorisnin ndërsa po shpallej.

Avokati i familjes Floyd, Ben Crump, tha se kjo shënoi një "pikë kthese në histori" për SHBA. "Drejtësia e fituar me dhimbje më në fund mbërriti," shkroi ai në Twitter.


 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.