Shifrat e larta të infektimeve në Greqi, të hënën hapen shkollat e mesme
Këtë të hënë janë hapur të gjithë dyqanet dhe bizneset e vogla në Greqi, me përjashtim të Selanikut, Patrës dhe Kozanit.
Autoritetet greke kanë njoftuar se shkollat e mesme në Greqi do të hapen përsëri në datën 12 prill, nën masa të rrepta.
Gjatë një konferencë për shtyp, ministrja e Arsimit dhe Besimeve Fetare ka deklaruar se tre klasat e fundit të shkollës së mesme do të rinisin vitin shkollor që është ndërprerë dy herë deri tani, duke përdorur dy herë në javë testet falas.
Prej dje në Greqi ka filluar furnizimi i farmacive dhe çdo person me anë të numrit të sigurimeve shoqërore ka të drejtën për të marrë test falas, kurse për nxënësit dhe mësuesit e liceut të jepen dy të tillë.
Niki Kerameus, Ministre e Arsimit te Greqisë: Testet do të jenë të detyrueshme çdo të hënë dhe të enjte për vijimin e shkollës. Duke përdorur numrin e tyre të sigurimeve shoqërore nxenesit dhe mësuesit do të jenë në gjendje të marrin dy teste falas në javë nga farmacitë. Nxenesit dhe mesuesit që do te hyjne ne klasa do te duhet te kenë sjelle rezultatin negativ te testit te kryer ne shtepi ate mengjes ose nje dite me pare ne mbremje. Gjithashtu do të duhet të mbajnë maska brenda dhe jashtë klases dhe do të bëjnë pushime në kohë të ndryshme për të shmangur grumbullimet, ndërsa shkollat do të pastrohen dhe ajrosen rregullisht. Sa u perket 6 klasave te shkolles fillore dhe 3 klasave te gjimnazit, ministria greke e arsimit thote se nuk pritet te fillojne mesimet para Pashkeve ortodokse,ne fillim te muajit maj.
Ndërkohë që, në vend vazhdon te jetë ende i lartë numri i rasteve te të prekurve dhe vetëm ne 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 3220 te infektuar si dhe 73 humbje jete, në total 8680. Ndërsa shqetësim i madh mbetet numri i te intubuarve qe thyen rekorde çdo ditë duke shkuar ditën enjte ne 776 shifra me e lartë prej fillimit te pandemisë.
LEXO TE NGJASHME