Britania mund ta ndalojë vaksinën AstraZeneca për moshat e reja
Londër – Enti Rregullator i Shëndetësisë i Britanisë po shqyrton një propozim për ta kufizuarpërdorimin e vaksinës së Oxfordit, AstraZeneca tek të rinjtë, për shkak të shqetësimeve rreth mpiksjeve shumë të rralla të gjakut, njoftoi Channel 4 News të hënën.
"Dy burime të rëndësishme i kanë thënë këtij programi që ndërsa të dhënat janë ende të paqarta, ka argumente në rritje për të justifikuar ofrimine një vaksine tjetër për moshat e reja - së paku moshës 30 vjeç," raportoi televizioni.
Rregullatori i Britanisë së Madhe, MHRA, tha më vonë të hënën se asnjë vendim nuk ishte marrë.
Më parë thuhej se përfitimet e vaksinës në parandalimin e COVID-19 tejkalonin shumë çdo rrezik të mundshëm të mpiksjes së gjakut dhe se njerëzit duhet të vazhdonin të merrnin vaksinën kur të thirreshin për ta bërë.
LEXO TE NGJASHME