Europa hapet gradualisht, lehtësohen masat në Angli dhe Portugali

0.4Londra1 770x4101617692927

Anglia është në prag të hapit të dytë të lehtësimit të masave kufizuese. Dyqanet, palestrat, parukeritë dhe birraritë e vendit do të hapen nga 12 prilli, bashkë me eventet në ambient të hapur, ndërsa shtëpitë e kujdesit shëndetësor do të lejojnë dy vizitorë për person.

Lëvizja vjen pas vaksinimit të 31 milionë personave, por kryeministri thotë se njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm.

 “Nuk mund të vetëkënaqemi. Po e shohim se si vala e sëmundjes po prek vende të tjera dhe e dimë se si shkon kjo histori. Ne ende nuk e dimë se sa e fortë do të jetë mbrojtja e vaksinës nëse rastet rriten sërish, sikurse kam frikë se do të ndodhë. Prandaj ju kërkojmë të bëni vaksinën, të merrni dozën e dytë dhe të bëni testin falas edhe kur nuk ndiheni të sëmurë,” – tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Ndërkohë, në Greqi, bizneset e vogla dhe ato të mesme u rihapën në disa rajone të vendit ditën e hënë, pas dy muaj mbylljeje përgjatë bllokadës së tretë.

Sidoqoftë, klientët do të kenë tre orë kohë për të bërë pazar, vetëm një person do të lejohet në 25 metra katrorë dhe do t’u duhet të prenotojnë.

Qendrat e mëdha tregtare do të mbeten të mbyllura, por megjithatë, hapja e pjesshme është shenjë e kthimit në normalitet.

 “Kemi qëndruar në shtëpi për kaq kohë dhe është normale që njerëzit të duan të dalin dhe të bëjnë qejf. Tani gjërat duken më mirë,” – u shpreh një qytetar.

Në Portugali, shkollat e mesme rihapën dyert, bashkë me muzetë dhe kafenetë. Gjithçka erdhi pas dy muaj masash të rrepta.

Disa kufizime janë ende në fuqi, si ajo për grumbullimet deri në katër vetë në restorante, ndërkaq sërfi dhe sportet individuale rifilluan po ashtu të hënën. Sidoqoftë, qeveria do të rishikojë situatën çdo dy javë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.