Lufta me pandeminë/ Në Britani ofrohen tste të shpejta falas dy herë në javë
Qeveria britanike ofron, nga e premtja, 2 teste të shpejta në javë për të gjithë qytetarët e Anglisë.
Bëhet fjalë për tamponë të cilët nxjerrin rezultatin brenda 30 minutave, dhe aksesohen nga farmacitë e vendit falas.
Ndërkohë të shumta kanë qenë reagimet nga kritikët, të cilët cilësuan testet e shpejta “skandaloze” dhe humbje parash.
Pritet që ky vendim të ndihmojë në përshpejtimin e hapjes së vendit.
Diskutohet se pas 12 prillit qeveria angleze të shqyrtojë probabilitetin e rihapjes, duke filluar nga restorante dhe baret në ambiente të hapura.
Kryeministri Boris Jonson ka propozuar formatimin e pasaportës Covid, në të cilën do shënohët nëse personi është i vaksinuar ose jo, nëse është i imunizuar në mënyrë natyrale osë nëse ka rezultuar negativ.
Opozita britanike ka refuzuar përdorimin e pasapotës Covid. Ndërsa Jonson deklaron “Ne vazhdojmë të bejmë përparim të mirë në programin tonë të vaksinave”.
LEXO TE NGJASHME