Greqia fillon shpërndarjen e testeve që bëhen vetë, 4 komplete falas në muaj, qytetarëve

0.4self test web1617341589

Testet e para që bëhen vetë për Covid-19 do të mbërrijnë në Athinë të hënën përpara se të shpërndahen në të gjithë Greqinë, sipas burimeve të gazetës Kathimerini.

Zëdhënësja e qeverisë greke, Aristotelia Peloni tha se studentët dhe mësuesit do të jenë një përparësi pasi vetë-testimi konsiderohet si një mjet i rëndësishëm për të rihapur shkollat.

Autoritetet shëndetësore pritet të lëshojnë një video që udhëzon qytetarët se si ta përdorin testin vetë, përpara shpërndarjes së tij në farmacitë në të gjithë vendin javën e ardhshme.

Autoritetet thanë se qytetarët do të kenë akses në katër komplete testimi falas në muaj, një në javë.

Zyrtarët kanë thënë më parë se kompletet e testit “bëje vetë” kanë një normë saktësie rreth 95-99 përqind.

Ata janë gjithashtu më të lehtë për t’u kryer sesa testet e shpejta, pasi kërkojnë mostra të hundës dhe pështymës në vend të mostrës nazofaringeale të përdorur në testet e shpejta.

Furnizuesit e kompletit të vetë-testimit thuhet se janë Roche dhe një firmë e veçantë kineze.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.